Mos harroni çadrën kur të dilni nga shtëpia, pasditen e sotme priten reshje shiu

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në veriperëndim pasdite, reshje të pakta në zonën qendrore.

Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 18 -21°C në veri, 23 -26°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 5-6 ballë në det të hapur./   S.M