4 shqiptarë humbën jetën pas rrëzimit të skelës në Gjermani, nxirret viktima e fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku humbën jetën 4 shtetasve shqiptarë pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxor nga rrënojat vetëm mbrëmjen e së martës.

Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.

Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./E.T