Të ardhura nga trafiku i drogës, sekuestrohet pasuri me vlerë rreth 1 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Villas”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Villas”.

 

 

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer ne bashkepunim./E.T

Të fundit

Ju ndihmojnë të mbani larg alergjitë e pranverës, cilat ushqime duhet të konsumoni

Pranvera është stina që na bën të ndiejmë dëshirën për shëtitje në natyrë, por edhe stina kur shfaqen alergjitë. Nëse...

Rikthehet buzëqeshja! Jeta e 3 shenjave të Horoskopit përmirësohet më 1 maj

1. Binjakët Jeta juaj përmirësohet në këtë datë, 1 maj, sepse ju e dëshironi. Ju mund të mos e dini se çfarë saktësisht keni bërë...

Mishi dhe qumështi i lopës në rrezik nga gripi i shpendëve? OBSH: Rrezikon të përhapet

Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i...

Shqiptarët, më të shfrytëzuarit!/ Punojnë një ditë më shumë se europianët

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave të kombinuara me ato të INSTAT-it, shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar...

Hyn në fuqi marrëveshja! Shqipëri-Kosovë “pa kufi”… për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Lajme të tjera

Web TV