A duhet mbajtur teshtima?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, gabim nga këndvështrimi mjekësor.

Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda.

Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.

Mjekët këshillojnë të vërehen mirë sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë duhet mjeku.

Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve.

Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave.

Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.

Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje./E.Ç

Të fundit

Akuzohet për trafikim të miturish/ Urdhër arresti për ish-presidentin e Bolivisë

Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për “trafikim të të miturve” kundër ish-presidentit të vendit Evo Morales, i...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi/U bë një mishmash me postën, shkoni merreni vetë zarfin

Kreu i PS,  Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër duke folur për problemet e shfaqura me votën e Diasporës, i ka bërë thirrje...

Balla: PS bën shtet! Shqipëria do të jetë vendi i 29-të anëtar i BE në vitin 2029

Nga Njësia 8 në Tiranë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vendosi në qendër të fjalës së tij dy çështje kyçe për...

“Të gjithë janë bufa të vegjël”/ Rama sërish partitë e vogla: Farë e keqe që “polli” LSI!

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër sulmoi sërish partitë e reja që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke...

Meta kujton kohën si kryeministër/ Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë!

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij qeverisëse: nisjen e punimeve për superstradën Kapshticë–Korçë...

Lajme të tjera

Web TV