“A ke shtëpi, a ke grua?”/ Luizi i habiti të gjithë: Kiarën e kam me kontratë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka patur projekte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm. E menjëherë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai nisi me koncertet e shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

E duket se për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon.

“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.

Këngëtari i dashur për publikun i kthen nga ato përgjigjet epike që vetëm ai di.

“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.

Kujtojmë se Tito dhe Ejlli krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Romanca e tyre e dashurisë vazhdon edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata janë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tyre sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit foto apo video kur janë bashkë. Gjithashtu komentojnë edhe postimet e njëri-tjetrit në “Instagram”./   S.M

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV