“SPAK merr urdhra nga Uashingtoni”, Zheji: Godet majtas dhe djathats, aty ku kanë prova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Artur Zheji thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një institucion i ngritur dhe i garantuar nga amerikanët dhe nuk beson se po bën politikë, apo është duke u përdorur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se SPAK merr urdhra nga Uashingtoni për goditjen e politikanëve, majtas dhe djathtas, aty ku kanë prova.

“Unë mendoj që, dhe e kam mbështetur deri tani SPAK, që është një organizëm i ngritur nga amerikanët, i garantuar nga amerikanët. Mendoj që, ndoshta, e vetmja gjë që mund të kenë bërë, duke qenë të intimiduar dhe nën presionin e gjithë kësaj gjëje të doktorit, ata e kanë pasur dosjen e Rakip Sulit, mund ta fermentonin edhe disa javë, por e kanë nxjerrë tani, po e avancojnë tani. Nëse pranon që SPAK po bën politikë, që SPAK është i përdorur apo i përdorshëm, unë nuk e besoj këtë gjë.

SPAK është stacioni i parë që do godasë sistemin politik shqiptar majtas edhe djathtas. Mendoj që ka urdhra që vijnë nga aty ku janë sot tani, nga Uashingtoni, që të vënë buldozerin, ku kanë prova të godasin, majtas apo djathtas. Pasi të bëhet ky rrafshim me buldozer nga SPAK, mund të fillojë marshimi i anti-politikës”, theksoi ai./I.S

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV