Arbana Osmani u përgjigjet me stil zërave për konflikt dhe largim nga Top Channel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se bëhet shpesh pjesë e polemikave, vetë Arbana Osmani mundohet t’i shmangë ato.

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-show mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka reaguar indirekt dhe me stil, siç ajo di ndaj këtyre lajmeve.

Arbana ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por Lori Caffe, që është në pronësi të Lori Hoxhës. Një veprim që nuk besojmë se ka ardhur rastësisht nga Arbana në këtë vorbull lajmesh./E.Ç

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV