Mes karrigeve përmbys dhe kaosit, Nikolla nis seancën: Ne do ta vazhdojmë në këmbë

Ka nisur mes kaosit seanca e sotme plenare, pasi Rithemelimi u ka marrë karriget deputetëve të partisë Socialiste.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se ata do ta zhvillojnë seancën plenare në këmbë.

“Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre”, tha Nikolla./   S.M