Zbuloni arsyet përse keni gjithmonë ftohtë, sëmundjet që e shkaktojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit.

Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë që të përshtatet me temperaturat. Por nëse keni më shumë ftohtë kjo tregon diçka për shëndetin tuaj.
Shkaqet e të paturit ftohtë gjithmonë

Hipotiroidizmi
Simptomat më të zakonshme të hipotirodizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të paturit ftohtë gjithë kohës.
Hipotiroidizmi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit.
Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen.

Sëmundja Reinaud
Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden tek duart dhe tek këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak.
Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht personat mund të ndjejnë dhembje tek këto pjesë të trupit.

Anemia
Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjen. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit.
Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftohta, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë:
Anemia nga mungesa e hekurit që është dhe më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.
Anemia nga mungesa e vitaminave e cila vjen si rrjedhojë e një kequshqyerje. Nivele të ulta të B12 apo acidit folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.

Lexo edhe :  Studimi, plastika në shtëpi lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

Anoreksia nervoze
Ose e njohur ndryshe si anoreksi është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimin në peshë.
Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe nxisin të vjellat.
Anoreksia mund të shkaktojnë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup.
Trajtimet të kësaj sëmundjeje zakonisht kërkojnë konsultimin e mjekëve.
Sëmundje të arterieve periferike
Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Njihet gjerësisht si artereoskleroza.
Grumbullimi i këtyre pllakatave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen, që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet.
Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intensiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?
Studime tregojnë se femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë.
Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që nuk prodhojnë më pak energji sesa meshkujt.

Kur duhet të shqetësoheni?
Nëse këto simptoma zgjasin në kohë, dhe ju shfaqen komplikime duhet patjetër të lini një vizitë tek mjeku specialist.
Analizat kryesore përfshijnë analizat e gjakut, pasi kështu kuptohet nëse ka një shkak të fshehtë mjekësor./E.Ç

Të fundit

Konferenca, Berisha justifikon 6 mln dollarët e lobimit: Do të ketë transparencë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për...

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore, Omani: Arsye praktike

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese” pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për pasojat për mbështetjen e Huthive...

15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas...

Radhë të gjata në Qafë Thanë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve

Radhë të gjata janë shënuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Fluksi...

Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që trafikonte kokainë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e...

Lajme të tjera

Web TV