Lajmi që i surprizoi të gjithë/ Macron paralajmëron se do largohet nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajm surprizë. Karriera politike e Emmanuel Macron mund të përfundojë para se të mbushë pesëdhjetë.

Është vetë Presidenti i Republikës Franceze që e shpall në një farë mënyre, duke parashikuar se çfarë mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në 2027: “Ka gjasa që unë të bëj diçka krejt tjetër kur të mbaroj këtë mandat timin”, tha Macron gjatë një takimi me disa studentë në Astana të Kazakistanit, sipas raportimeve nga disa media si e përjavshmja Le Journal du Dimanche dhe gazeta Le Figaro. “ Por unë do të jem ende shumë i lumtur që i kam shërbyer vendit tim për dhjetë vjet si president”, shtoi Macron.

Emmanuel Macron fitoi zgjedhjet e tij të para si zyra e parë shtetërore franceze në 2017 në krye të listës dhe ai u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në pranverën e 2022: gjithmonë në balotazh dhe gjithmonë kundër sfidueses Marine Le Pen.

Megjithatë, në zgjedhjet legjislative të mbajtura në qershor të vitit të kaluar, partia e tij humbi shumicën absolute, duke krijuar një sërë paqëndrueshmërie të brendshme politike brenda qeverisë së tij.

Nëse ai gjithashtu përfundon plotësisht këtë legjislaturë aktuale, Macron mund të heqë dorë nga roli i tij në politikën aktive rreth shtatë muaj para ditëlindjes së tij të pesëdhjetë (21 dhjetor) dhe mund të kthehet drejt interesave të reja profesionale.

Një shëmbëlltyrë e cila, nëse zgjedhja e tij konfirmohet, nuk do të ishte e ndryshme me atë të një përfaqësuesi tjetër shteti jashtë vendit, si për sa i përket numrit të mandateve të njëpasnjëshme në pushtet dhe moshës në të cilën ai u tërhoq nga politika: José María Aznar, ish-kreu i qeveria spanjolle. Enterprise”.

Macron gjithashtu shfrytëzoi rastin e udhëtimit të tij institucional në kryeqytetin e Kazakistanit ditët e fundit për të inkurajuar studentët që të ” angazhohen në jetën politike dhe zgjedhjet publike ” çfarëdo që të ndodhë.

“Politika nuk është fushë ekskluzive e një grushti njerëzish ,” shtoi ai. Presidenti e përdori rastin e tij si shembull. “Unë jua them këtë sepse nuk kam qenë anëtar i një partie dhe nuk kam qenë politikan disa muaj para se të zgjidhesha president në 2017-ën ”, tha ai.

Lexo edhe :  Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista

Kthesa në jetën e Macron

Kthesa e plotë nisi më 2007, në moshën 30 vjeç: pas vitesh dashurie të mbajtur të fshehtë, marohet me Brigitte Trogneux, lindur më 13 prill 1953, ish-mësuesja e tij e frëngjishtes, 24 vjet më e madhe, nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve më i madh se Emmanuel, dhe gjyshe e shtatë nipërve e mbesave. Bëhet fjalë për një prezencë influencese në jetën e tij.

Karriera në bankë

Që nga ai moment, jeta e Macron ndryshoi në mënyrë marramendëse. Më 2008, u thirr nga Banka Rothschild dhe nis karrierën në botën financiare. Dy vjet më pas ishte bërë drejtues i lartë i Bankës Rothschild.

Katër vjet më pas bëhet multi-milioner, falë pagave të larta dhe komisioneve të fituara në disa afare të mbyllura për llogari të bakës, sidomos në transaksionin midis Nestlè e Grupit Pfizer. Në vetëm katër vjet Macron bën karrierë të shpejtë brenda bankës, karrierë që zakonisht merr një jetë përkushtim.

Karriera politike

Por kjo nuk është asgjë. Më 2011 thirret nga François Hollande si Sekretar i Përgjithshëm në Elisè. Kush e di pse gjithë ky nder. Më 2014 bëhet Ministër i Ekonomisë në qeverienë e Manuel Valls. Një ngjitje vertikale, e pabesueshme po aq sa dhe e pajustifikuar.

Deri në atë moment Macron nuk kishte shfaqur merita të veçanta, veç pasurimit përmes transaksioneve të kryera për llogari të një banke private. Nuk kishte demonstruar ndonjë kompetencë në fushën ekonomike.

Më 2014 jep dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, themelon lëvizjen ‘En Marche!’ dhe deklaron se dëshiron të kandidojë në zgjedhje. I mbështetur nga i gjithë shtypi francez, gazetat, radiot, televizionet, opinionistët, i konsideruar si fëmija mrekulli i politikës./   S.M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV