Situata në Kuvend do përkeqësohet, deputeti i njohur zbulon lëvizjen e rradhës të PD

Ndonëse situata është përkeqësuar gjatë seancave të fundit në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi bën të ditur se gjendja do të përkeqësohet.

Ai theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.

“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona.

Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar.

Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit paralamentar.

Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” – u shpreh Korreshi./   S.M