Vota e emigrantëve/ Celibashi: Politika të vendosë tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, i bëri thirrje partive politike që të vendosin sa më shpejt në lidhje me votën e emigrantëve.

Edhe pse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që shprehet se emigrantët duhet të votojnë, partitë politike ende nuk po diskutojnë mbi formën e votimit dhe të miratojnë aktet ligjore për të mundësuar votën e emigrantëve në vitin 2025.

Politika e ka në dorë të vendosë për votën e emigrantëve. Partia Socialiste ka në dorë votën e diasporës, pasi Partia Demokratike ka shprehur dakordësinë për ta votuar mundësinë që shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit shqiptar të japin votën e tyre.

Në një konferencë për mediat, kryekomsioneri Ilirjan Celibashi tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të zbatojnë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi politikën në dhjetor të vitit të kaluar që të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve.

Nëse situata nuk ndryshon tha Celibashi, do të jetë e pamundur që të ketë votim nga jashtë në zgjedhjet parlamentare të 2025. “Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e emigrantëve.

Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin”, tha Celibashi.

Po ashtu kryekomsioneri i Celibashi tha se partitë politike duhet të vendosin ‘tani’ edhe një lidhje me të ardhmen e votimit elektronik. “Partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të vendosin tani në lidhje me të ardhmen e votimit elektronik.

Nëse kanë interes ta shtrinë do të duhet të vendosin tani dhe do të duhet që fondet të vihen në dispozicion të KQZ-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një sfilitje nga çdo pikëpamje përgatitja e votimit elektronik për zgjedhjet e fundit lokale”, tha Celibashi.

Lexo edhe :  Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Sipas kryekomisionerit të KQZ-së, votimi i elektorin do të kushtojë 36.7 mln euro dhe kjo përllogaritje është bërë për 5 qarqet që nxjerrin edhe numrin më të madh të mandateve që shpërndahen.

“Në këtë llogari e kemi bërë për disa prej bashkive kryesore ku është numri më i madh i mandate që shpërndahen. Janë 5 qarqe, Tiranë Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan. Kemi bërë një vlerësim që shkon rreth gati 37 mln euro, që shkon në mënyrë të përafërt nëse shtrihet në gjithë territorin e vendit, me mundësitë financiare dhe sa vlerë ka që tri shpenzosh për votimin elektronik.

Jemi neutral për këtë çështje dhe pa ndonjë konkluzion apo rekomandim. Partitë politike duhet ta marrin këtë vendim tani,. Nëse vendosin qoftë edhe për një qark duhet shumë kohë dhe duhet të trajnohen një kategori e caktuar personash në lidhje me implementim”, tha Celibashi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare.

‘Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV