A do të rikthehet në politikë? Ish-presidenti bën deklaratën e bujshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në një emission televiziv tha, se do të rikthehej në politikë vetëm nëse do të kishte rregulla të qarta loje.

“Ju më pyesni a do të futeni të luani futboll në një fushë ku nuk ka asnjë lloj rregulli. Nëse do të ketë rregulla loje, sigurisht do të luaja. Është fusha ime.

Karrierën time e ka ndarë në dy pjesë, një pjesë ajo e shkencës dhe e politikës. Pjesa e dytë që rëndësinë e vet është politika. Nëse do të ketë rregulla loje, do të futesha”, tha Topi.

Sa i përket çështjes së vulës së Partisë Demokratike, Topi tha se gjykatat duhet të japin një verdikt që të mos krijojnë hapësirë për aludime. “ Mirë politika ka probleme, mirë Partia Demokratike ka probleme pafund që të arshivojnë emrin dhe historinë e PD-së.

Janë të zotë, të krijojnë një sigël tjetër. Çështja ka shkuar aty saqë gjykata e ka të vështirë të marrë një vendim për tre B-të. Kemi një defekt të madh të pushtetit gjyqësor. Ende kemi njerëz të pa vendosur për të dhënë verdiktin dhe i japin gojë aludimeve që segmente të pushtetit gjyqësor drejtohen nga segmente politike.

Në rast se nuk jep një verdikt, gjendja do të jetë e tillë në Partinë Demokratike. Si mund të jetë e gatshme një parti për t’u futur në zgjedhje kur gjykata nuk jep verdiktin. Në rast se ke shkuar ta ndash problemin atje, ata nuk ta ndajnë dhe kjo është ajo lidhja e shkurtër dhe e kam të vështirë të besoj nëse do ta ndajnë”, shtoi ai.

Ai tha se klasa politike në Shqipëri nuk është e gatshme për t’u krijuar shqiptarëve mundësi që zgjedhjet të jenë të ndershme. “Zt.Rama që nuk e di sa vite ka në pushtet.

Lexo edhe :  VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha "amnistohet"

Në mos gaboj që nga viti 1998 dhe duke qenë për një kohë të gjatë në pushtet duhet të jetë i pari që duhet të japë një sinjal tjetër. Në çdo takim që bën vendos jo vetëm objektiva por jep garancira që në fitoren e vitit 2025 ose 2030, do të thotë se këta njerëz filozofikisht janë përgatitur me një linjë diktatoriale.

Duhet të jesh në shpirt demokrat dhe duhet të japësh mesazhe të nevojës së ndryshimeve se si zgjedhin shqiptarët dhe jo kontrollohen shqiptarët kur shkojnë në zgjedhje. Mbani mend në vitin 2011 se si kishte votuar Presidenti? Asnjë prej tyre nuk bie dakord të formojë një sistem se si të votojnë shqiptarët”, shtoi ai./   S.M

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës së Lihtejnshtajnit

Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e Princeshës së Lihtenshtajnit, Marie Caroline. Ajo i dha fund...

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

Lajme të tjera

Web TV