Çfarë është terapia e gatimit dhe pse na bën mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është e mundur që të kujdesemi për veten duke gatuar? Sipas parimeve të terapisë së gatimit, po! Kuzhina nga një vend i thjeshtë ku gatuhet dhe përgatiten vaktet për veten dhe familjen, shndërrohet në një tempull për dialog dhe debate. Psikoterapistja Barbara Volpi shpjegon këtë proces, i cili ndërthur psikoterapinë me gatimin.

Terapia e gatimit është e ndarë në dy pjesë: njëra që përcakton rrugën e ndërgjegjësimit në gatim, që nis me blerjen dhe zgjedhjen e produkteve si një lloj procesi që vë trurin në lëvizje. “Të prekësh me duar perimet që zgjedh të blesh, t’i pastrosh dhe t’i presësh në kuzhinë është një lloj laboratori terapeutik,” thotë Volpi.

Pjesa e dytë thellohet në rolin e terapisë në kuzhinë përmes aspekteve psikodinamike.
Një rast tipik për shembull: përgatitja e picës nga e gjithë familja! Një aktivitet që lejon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve. Në këtë recetë ata që kënaqen më shumë janë fëmijës, pasi u lejohet që ta bëjnë brumin, ta prekin me duar, t’i japin formën që dëshirojnë. “Fëmijët luajnë me brumin, bëhen më kreativë dhe i japin një formë të bukur e më pas e mbushin me përbërësit që duan. Me këtë proces, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit mësohen me dimensionin e lirisë, stërvisin durimin, përsosin shqisat dhe aftësitë manuale,” vijon terapistja Volpi për “Corriere della Sera”.

Ndërsa, një neouroshkencëtar shpjegon në librin e tij “Terapia e gatimit: kuzhina si një palestër për mendjen” se truri ynë është në gjendje të rigjenerohet dhe shërohet gjatë procesit të gatimit.

“Kuzhinierët e restoranteve luksoze kanë një super mendje, ashtu si alpinistët apo basketbollistët. Në kuzhinë duhet përqendrim dhe aftësi manuale, prandaj ky është një mjedis optimal për rehabilitimin mendor dhe motorik,” thotë autori, Antonio Cerasa.

Lexo edhe :  Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë

Përveç të gjitha përfitimeve individuale, gatimi është mënyrë e shkëlqyer për t’i bashkuar njerëzit./E.Ç

Të fundit

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku...

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se drejtuesit e mëparshëm të Partisë...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja. Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të...

Lajme të tjera

Web TV