Ikën “Ciaran”, vjen “Domingos”, Evropa nuk gjen qetësi nga stuhitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas agjencisë meteorologjike të Spanjës, stuhia e re, e quajtur Domingos mund të përkeqësojë situatën dhe të zerojë përpjekjet e vazhdueshme për të riparuar dëmet e lëna nga paraardhësi i saj.

TIRANË– Ende pa e marrë veten nga ‘Ciaran’, Evropa do të goditet nga një tjetër stuhi! ‘Domingos’ ka mbërritur në Francë, Spanjë dhe Portugali, ku ka shkaktuar erëra të forta dhe dallgë mjaft të larta.

Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku. Domingos tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë është ngritur alarmi portokalli pasi përgjatë bregut të Atlantikut dhe Pas-de-Calais era arriti deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje. Sipas agjencisë meteorologjike të Spanjës, stuhia e re, e quajtur Domingos mund të përkeqësojë situatën dhe të zerojë përpjekjet e vazhdueshme për të riparuar dëmet e lëna nga paraardhësi i saj.

Më e keqja e Domingos pritet të godasë Spanjën veriore dhe Francën perëndimore përgjatë Gjirit të Biscay, ku janë të mundshme edhe rrëshqitjet e dheravë, përveç shiut të dendur.

Ciarán solli erëra të forta dhe shira që përmbytën Italinë e morën të paktën 16 jetë njerëzish. Pasoja ka pasur edhe në Shqipëri, ku dy ditë më parë, u përmbyt thuajse i gjithë vendi./I.S

Të fundit

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Lajme të tjera

Web TV