“Iku një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim”, Alketa Vejsiu humb babain

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alketa Vejsiu ka humbur të atin. Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja shkruan se ndarja me të atin është trishtimi më i thellë që ka provuar.

“Ndarja me ty nga kjo jetë është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad! Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja, por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri më mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonatë, do të vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri-tjetri, edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja më shumë të dolën…Ndarja për ne ishte e papërballueshme, na qante shpirti”.

“S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që se zëvendëson asgjë dhe askush. Vetëm tani mund të kuptoj çdo njeri që ka kaluar në këtë rrugë dhimbjeje dhe ka humbur babanë, nënën apo dikë të shtrenjtë. Zemra ime ju ndjen të gjithëve!” shkruan ajo ndër të tjera./E.Ç

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV