Më shumë para për emergjencat/ Qeveria rrit fondet duke i çuar në 5.4 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emergjencat civile do të marrin më shumë fonde për vitin 2024. Në treguesit e projektbuxhetit për vitin 2024 rezulton se fondi për emergjencat civile është 5.4 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë lekë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Fondi i Parandalimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore do të ketë përparësi të financojë projektet e investimeve që tashmë janë në proces për të parandaluar përmbytjet, marrjen e masave në rast zjarri apo tërmeti. Pjesa e financimit të projekteve në proces vendoset në listën e investimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, në përputhje me ecurinë e projektit.

Për të parandaluar përmbytjet në fokus do të jetë edhe ndërtimi i digave dhe ndërhyrja në ato ekzistuese. Fondi për Digat është rreth 500 milionë lekë dhe është një mekanizëm financiar që financon rehabilitimin ose rikonstruksionin e digave të rezervuarëve, duke mbështetur politikën kombëtare të parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore.

Në relacionin e buxhetit parashikohet që të shtohen veprat e mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara apo ndërtuara kundrejt totalit të nevojshëm prej 300 km nga 35% në 41% në vitin 2026.

Fondi i emergjencave civile është i domosdoshëm për pushtetin vendor për të menaxhuar pasojat e fatkeqësive natyrore dhe për të ndihmuar banorët t’i përballojnë ato. Për këtë arsye është përcaktuar me ligj që fondi i emergjencave nuk duhet të jetë më pak se 4% e buxhetit total të bashkisë./I.S

Të fundit

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e...

Lajme të tjera

Web TV