Nën akuzë për korrupsion/ Çfarë rrezikon Berisha nëse nuk paraqitet në SPAK më 6 nëntor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon t’i bëjë rezistencë vendimit të SPAK, që e detyron atë të paraqitet në Gjykatë të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ish-kryeministri deklaroi ditën e premte se nuk do të paraqitet, në lidhje me akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

“Nuk e shkel kushtetutën dhe nuk do të paraqitem…”– tha Berisha.

Por çfarë rrezikon ish-kryeministri nëse i qëndron fjalës së tij?

Juristët, referuar bazës ligjore dhe praktikës juridike, thonë se ish-kryeministri mund të përballet me ashpërsimin e masës së sigurisë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Avokatët e pajisur me prokurë nga Berisha, apeluan masën, megjithatë për sa kohë ajo është në fuqi, data e parë kur Berisha duhet të paraqitet, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10:00 e të hënës, datë 6 nëntor 2023.

Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur dhe se nuk ka dorëzuar raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mosparaqitjen.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me një masë tjetër më të rëndë se dy masat që janë në fuqi deri tani.

Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën ku i bëhet e ditur se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar në respektim të vendimit të gjykatës.

Mosparaqitja edhe pas këtij njoftimi, i vendos prokurorët para dy opsioneve:

I pari, të kërkojnë një masë tjetër sigurie, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti.

Për masën “arrest në burg”, ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Për masën arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe, por SPAK dhe GJKKO duhet ti kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë.

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës “arrest shtëpie” bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e “arrestit në shtëpi” për sa kohë kjo masë vijon.

“Arresti në shtëpi” shoqërohet me takimin vetëm me anëtarë të familjes dhe avokatin duke mos lejuar kontaktin me median apo persona të tjerë.

Skenari i dytë, më pak i mundshëm, është që prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai vendosin vijimin e hetimit me masën që është në fuqi “detyrim paraqitje”, duke administruar deklaratat ku Berisha verbalisht pranon se ka marrë dijeni.

Në këtë rast, vendimi i masës depozitohet në sekretarinë e GJKKO, e cila ia dërgon Berishës me postë në adresën ku figuron banues. Pas këtij veprimi, bëhet deklarimi i mungesës së Berishës, dhe sipas ligjit, barazohet me personin e ikur, në zbatim të Nenit 247, paragrafi 3/1 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon se: I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, ose dënimit me burgim.

Ky nen i përgjigjet saktësisht situatës së Berishës, për të cilin policët kanë shënuar në procesverbal se “nuk u gjet” pasi kanë tentuar ta lajmërojnë në selinë e Rithemelimit dhe në banesën e tij ku ka adresën e deklaruar edhe pse ai verbalisht ka marrë dijeni për masën.

Deklarimi i ikjes, pasohet me vijimin e hetimeve me një avokat kryesisht për Berishën i cili mund ta përfaqësojë edhe pas dërgimit të dosjes në gjyqin e themelit./   S.M

Të fundit

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Lajme të tjera

Web TV