Pamje të rënda/ Prezantuesi i njohur vritet gjatë transmetimit live

Një prezantues radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë transmetimit direkt, raporton BBC.

Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios, të cilën e kishte në shtëpi, ka njoftuar Policia.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Romualdez Marcos Jr. ka dënuar fuqishëm vrasjen e gazetarit të radios.

Katër gazetarë janë vrarë që kur Marcos Jr. mori mandatin në qershor të vitit 2022, ka thënë Asociacioni i Gazetarëve të Filipineve.