Policia bën bilancin e muajit tetor, ja sa persona janë arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës për muajin tetor, ndërsa bën me dije se janë finalizuar 104 operacione në të gjithë vendin. Me anë të një njoftimi, policia thotë se gjatë këtij muaji janë hartuar dhe zbatuar plane të posaçme masash për mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit dhe të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, që u zhvilluan në Tiranë.

“Angazhimi i mijëra punonjësve të Policisë, bashkëpunimi me institucione të tjera dhe zbatimi i masave kufizuese dhe rregullave, nga qytetarët, siguruan mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, që ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë finalizuar 104 operacione në të gjithë vendin ku janë goditur veprimtari kriminale në fusha të ndryshme. 4 prej operacioneve u zhvilluan si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.

“587 shtetas u vunë në pranga, 56 nga të cilët në kërkim kombëtar dhe 11 në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 557 kilogramë kanabis, doza kokanine dhe kanabisi, pajisje elektrike për kultivim të bimëve narkotike, 27 armë zjarri, 9 armë gjahu, municion luftarak, armë sportive, armë të ftohta, sende të tjera të kundërligjshme, dhjetëra automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara me vlerë gati 150 000 euro, rreth 15 000 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale dhe rreth 230 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar”, thotë policia./E.T

Të fundit

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Durrës/“Me energjinë e të rinjve”, Rama: Qëllimi,“Shqipëria e 2030” të jetë anëtare në BE

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës u shpreh se fokusi kryesor është që Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV