Ç’ndodh nëse Donald Trump burgoset para zgjedhjeve Presidenciale?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej kandidatëve më potencialë të Republikanëve, në zgjedhjet Presidenciale që do të mbahen në vitin 2024, është Donald Trump.

Pikëpyetjet që ngrihen shpesh kur emri i ish Presidentit lakohet si kandidat në zgjedhjet e ardhshme, lidhen me faktin se Trump po përballet me shumë akuza dhe gjyqe, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshme. Në total Trump po përballet me 91 akuza.

Ç’ndodh nëse Trump përfundon prapa hekurave përpara zgjedhjeve Presidenciale?

Kjo nuk do ta pengonte ish Presidentin të garojë, madje edhe të fitojë, duke qenë se ligji në SHBA nuk e pengon një të dënuar të jetë kandidat për President. Në një skenar të tillë, nëse Trump do të fitonte, ai mund të përdorë fuqinë për të falur veten, për dënimet federale. Megjithatë, ai nuk do të mund ta bënte këtë për dënime në dy shtete ku po përballet me akuza.

Ekipi ligjor i ish Presidentit po përpiqet t’i shtyjë proceset deri pas zgjedhjeve. Nëse Trump i fiton zgjedhjet, kjo do t’i ofronte atij imunitet për të paktën 4 vite, pasi një President në detyrë nuk mund të akuzohet, përveç rasteve kur e shkarkon Kongresi.

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA pritet të jenë mjaft interesante edhe për këtë arsye, ndërkohë që kandidatët më potencialë në garë janë Joe Biden, Presidenti aktual, nga demokratët dhe Donald Trump nga republikanët.

Në kampin republikan përballë Trump garojnë, Haley, Ramaswamy, Hutchinson, Binlley, Scott, DeSantis, Christie, Burgum, por Trump është shumë më i favorizuar në sondazhe për të marrë nominimin nga partia.

Në kampin demokrat, emrat në garë janë Biden, Williamson, Uygur dhe Philips. Kandidati më potencial duket presidenti aktual Biden. Me shumë gjasa, do të kemi sërish një garë Biden-Trump!/e.t

Të fundit

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në...

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Lajme të tjera

Web TV