Tentoi të përdhunonte vajzën e tij, flet 44-vjeçari nga Durrësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më kanë ngritur kurth gruaja dhe vajza”, kështu ka deklaruar në polici 44-vjeçari që u arrestua këtë të hënë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të abuzonte seksualisht me vajzën e mitur.

Nën efektin e alkoolit, G.C., banues në lagjen nr.15 të Durrësit, ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e ka nxjerrë nga banesa.

I mbetur vetëm me të bijën 14-vjeçare ai ka kryer veprime të turpshme kundrejt saj, derisa ajo ka mundur të kontaktojë të afërmit e saj, kushërinjtë, të cilët kanë parandaluar abuzimin brenda familjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, njoftoi më herët policia./e.t

Të fundit

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është...

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk prodhojnë një figurë alternative në opozitë?

Nga Ylli Pata Qëndrimi i gjatë në pushtet i mazhorancës socialiste dhe i fuqisë elektorale të Edi Ramës ka sjellë në qendër të diskutimeve fuqinë...

Kostoja e jetesës në Tiranë/ Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon. Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim...

“Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024, kënga zyrtare e kuqezinjve në Gjermani

Shqipëria synon të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2024, në premierën e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Federata Shqiptare...

Dash Shehi zbulon detajet: Ja pse emigrantët do të votojnë kundër qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi foli në një emision televiziv foli për takimin e ardhshëm të kryeministrit Edi Rama me diasporën,...

Lajme të tjera

Web TV