Kreshnik Spahiu: Shkrimi i ‘BBC’ kundër Bashës histori banale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa fillimisht e ka ndalur theksin tek një shkrimi i “BBC”, në të cilin komentohej edhe lobimi i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Spahiu deklaroi se kjo histori e nisur në 2017, ka nxjerrë në pah një kontrast mes qëndrimit të autoriteteve të SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe pretendimeve mediatike, të cilat mund shuhen banalisht në të ardhmen. Po ashtu, juristi Kreshnik Spahiu u ndal edhe tek situata në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin theksoi se kontrollon 90% të hapësirave televizive. Sipas tij, është e pakuptimtë që mediat në Shqipëri i japin kaq shumë akses dhe bëjnë lajm edhe pjesë që nuk ka arsye për të marrë vëmendje. Ndërkohë Spahiu e cilësoi Sali Berishën qesharak. Ai theksoi se Amerika nuk frikësohet nga 10 karrige të thyera, duke ju referuar kështu kaosit që krijoi opozita në Kuvend. Sipas tij, dhuna është mjeti i fundit që duhet të përdorë një organizatë politike e cila izolohet ndërkombëtarisht, ndërsa shtoi se diçka e tillë është strategji e të gjithë forcave politike në degradim. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron reagimin e plotë të juristit Spahiu.

Lobimi në SHBA i PD

Fakti i 4 juridik, nuk është nevoja që të vij Nik Muzin të dëshmojë në gjykatë sepse paraja në SHBA nuk jepet cash, ato para nuk janë paguar me çantë, nuk kanë shkuar me valixhe as nga Moska, pra janë të deklaruara transaksionet bankare, paraja është paguar me bankë dhe nuk është nevoja fare që ai të thotë se nga i kanë ardhur paratë, sepse po të ndjekësh paranë shkon tek origjina e saj se kush i ka dhënë ato para. Tani këto janë të gjitha disavantazhe ligjore dhe juridike që ka Lulzim Basha në këtë çështje, dy gjysmë avantazhe janë këto e para që është një pakt juridik dhe politikë që ai nuk është financuar privatisht dhe me ato para nuk ka blerë as vilë, as makinë, as shpi, por i ka përdorur për organizatën politike që kanë qenë të gjithë këta që sot debatojnë me njëri-tjetrin dhe dëshmojnë kundër njëri-tjetrit. Ai ka qenë përfaqësues politik i kësaj partie. Një arsye që çështja ka shkuar drejt pushimit është se një pjesë e vogël e parave kanë dal nga arka e partisë, pra figuron se ka një shumë që ka shkuar për shpenzime për këtë gjë, arka është inkluduar në procesin e lotimit, Basha i ka shfrytëzuar ato para si lider i PD. Jemi përballë një fakti që çështja është pushuar dhe nuk është marr pafajësia, ai nuk është marr si i pandehur, gjykata ka shqyrtuar nëse çështja duhet kaluar për gjykim s’po duhet që të pushohet. Nëse ka prova të reja përbëjnë shkak për rifillimin e çështjes penale për me një akuzë të re.

Shkrim i “BBC”

Në këtë histori ka dy faktor determinatë që kanë informacion më shumë se të gjithë ne për çështjen e financimit të PD në SHBA. E para është vetë SHBA, shërbimi inteligjent amerikan ka dijeni nëse janë para ruse, apo jo dhe nëse janë para legale ose jo. Por, edhe shërbimi britanik ka dijeni, por në këta liderët politikë autoritetet amerikane dhe ato britanike nuk e kanë përfshirë Lulzim Bashën si person ‘non-grata’ dhe e stimulojnë politikisht si lider. A investojnë në një njeri me dosje apo një njeri, i cili i ka qartësuar amerikanët për këtë financim. Arsyen pse autoritet amerikane mbajnë kontakt me Bashën këtë se di. Ka një kontrast ndërmjet akuzave që hidhen nga mediat dhe nga autoritet amerikane ndaj tij dhe marrëdhëniet që ata mbajnë me të.

Lexo edhe :  Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Shqipëria, më pranë BE

Vizita e Bashës në SHBA

Një publikim në BBC mund të bëjnë shkak që edhe prokuroria të filloj hetimet. Dua të them 4 momente ligjore të rëndësishme. Ligjërisht një publikim në media si ky i kategorisë së BBC përbënë shkak për të filluar një hetim, por nuk mund ta vërë dikë nën akuzë. Kam dëgjuar që grupi i Berishës kanë bërë një auditim të brendshëm, juridikisht nëse ka auditivin të brendshëm nga PD që deponohet si kallëzim penal në prokuroi përbënë shkak për prokurorinë për të rifilluar çështjen penale. Unë se di nëse ata e kanë paraqitur si kallëzim penal, apo jo. Kemi disa fakte juridike që nuk lidhen thjesht me Rusinë, çdo burimin financimi nga jashtë ndalohen dhe përbënë vepër penale, fakti që bëhen nga një burimin antishqiptar kjo e rëndon edhe më shumë, por edhe të ishin amerikane ose britanike ato për gjykatën konsiderohen të paligjshme. Këto para janë deklaruar në KQZ? Kemi të bëjmë me para të deklaruara, pra dihet origjina apo nuk dihet origjina?

Strategjia e Rithemelimit

Në fund të gjithë qëllimit që ka Berisha dhe grupi që i shkon pas janë dy elementë, e para të frikësojë SPAK-un, të kërcënojë prokurorët të cilët të mos vazhdojnë me vendime të mëtejshme dhe e dyta të pushtojë hapësirat televizive. Sot duhet të kuptojmë se kemi disa personazhe të vdekur politikisht. Rithemelimi i ngjan një agjencie funerale ku janë mbledhur të gjithë politikanët e vdekur politikisht që nuk duhet të ekzistojnë.

Berisha kontrollon mediat në Shqipëri

Në cilin vend të planetit pinë kafe dy politikanë, të dy të pandehur, të dy me 5 dosje në prokurori, kanë parkuar makinat përpara zyrës dhe gjithë mediat aty. A ka njeri të më thotë që mediat janë kundër këtyre të dyve [Berisha dhe Meta]. Edhe një kafe që pinë me njëri-tjetrin janë të gjitha kamerat live. Çfarë lajmi përbën? Për çfarëdo që të takohen ata, ata takohen çdo ditë se janë dhe komshinj, të dy vilat i kanë ngjitur në Gjirin e Lalëzit. Ata çdo ditë janë me njëri-tjetrin, për çfarë përbën lajm për mediat shqiptare, për 50 televizione dhe 900 portale që po ti hapni tani thonë ‘e fundit, e jashtëzakonshme, Meta takohet me Berishën’. Se ku është lajmi këtu, vetëm media shqiptare e di./e.t

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV