Musk thotë se chatbot-i i ri i Inteligjencës Artificiale ka ‘pak humor’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok në faqen e tij të mediave sociale X, dikur Tëitter, por deri më tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi ai në X, përpara publikimit të tij.

Musk u mburr se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave. Por Musk tha se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga zoti Musk , Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën… sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër idesë.

Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale si Grok janë kritikuar gjerësisht për përfshirjen e gabimeve themelore ndërsa duken shumë bindëse në stilin e tyre të të shkruarit./ S.M

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV