Xhaketat lëkurë: kombinimi komod dhe me stil, 5 modelet për të dalë në pah këtë vjeshtë

Teksa po i afrohemi dimrit, sigurisht na shtohen palltot dhe xhaketat në garderobë. Xhaketat lëkurë janë një kombinim i komoditetit dhe stilit dhe nuk mungojnë asnjë vit.
Qoftë klasike me xhepa e zinxhirë, apo më të sofistikuara, këto xhaketa kanë një rol kryesor në veshjen tonë.  Në varësi të prerjes dhe detajeve, ato mund të nxjerrin në pah nga stili më i zakonshëm e deri te ai rock n’roll.

Ne kemi zgjedhur 5 modele për ju nga java e fundit e modës:

Frymëzohuni nga look-u i fundit i Leonnie Hanne dhe zgjidhni një xhaketë me prerje oversize dhe ngjyra vjeshtore. 

Nëse nuk doni të largoheni nga “zona juaj e rehatisë”, thjesht duhet të blini një xhaketë lëkure të zezë. 

Për të mirëpritur ditët e para të vjeshtës, mund të zgjidhni kombinimin “pantallona të shkurtra lëkure + çizme deri në kyçin e këmbës + xhaketë lëkure”.

Kombinoni një fund me bel të lartë me një xhaketë lëkure! Shihni pak dhe takat…

Së fundmi, provoni një xhaketë lëkure të madhe për meshkuj me një fund prej leshi dhe çizme të sheshta. Kombinimi perfekt për ditët më të freskëta!

 

 

/O.S