Mbyllet kopshti privat ‘Stinët’ në Tiranë/ Policia sekuestron kamerat e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një kopsht privat. Mësohet se policia është njoftuar në lidhje me ngjarjen n në orën 21:00 të datës 1 nëntor. Që atë natë kanë nisur veprimet për sqarimin e situatës, janë marrë deklarimet e prindërve të vajzës së mitur, të punonjësve të kopshtit dhe drejtuesve të saj. Burime pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë bëjnë me dije se janë tërhequr të plota të gjitha pamjet e kamerave të kopshtit për të hetuar rastin.

Përgjatë paradites rezulton se vajza 3-vjeçare ka lëvizur pa probleme dhe në dukje të parë nuk shfaq shqetësim të ketë dhimbje nga këmba.

Dyshimet e hetuesve janë se mund të jetë lënduar gjatë kohës që ka qenë në gjumë. E mitura është vendosur për të fjetur në krevat në orën 12:21 minuta të datës 1 nëntor dhe është zgjuar nga gjumi në orën 15:03 minuta. Pasi është zgjuar, në pamjet e kamerave ajo shfaqet e shqetësuar dhe me dhimbje.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në krevat, sipas hetuesve, në rrotullim e sipër në gjumë, mund të jetë lënduar në hapësirat e krevatit. Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja shfaqet qartë në pamjet e kamerave se e qëllon vajzën me vizore./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV