Moti i keq prek sërish Shqipërinë/ Paralajmërimi i ‘IGJEO’: Ja qarqet më të rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar disa qarqe ku parashikohen reshje të dendua shiu në ditët në vijim.

Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

“Rreshjet pritet të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e martë, dt.07) priten reshje të dobëta lokale në qarqet veriore.

Nesër (e mërkurë, dt.08) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë”/   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV