“Nëna na lindi saktë ju na bëni sakatë”, qytetarët në protestë për vogëlushen e dhunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarë të shumtë kanë dalë këtë të hënë në protestë pas lajmit të bërë publik në emisionin “Stop” ku një edukatore dhunoi barbarisht një fëmijë në kopsht.

Njëra nga protestueset u shpreh se nëse një rast i tillë do të ndodhte me fëmijën e saj nuk do të toleronte.

“Ka pasur dhe raste të tjera që janë denoncuar më parë dhe ka vijuar të jetë i hapur. Do të kërkojmë që dhe kopshtet shtetërore të jenë me kamera. Institucionet duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta dhe të merren masa më të rrepta.

Nuk di si do të reagoja po t’i ndodhte diçka fëmijës sim. Jo këtë gjë, por dhe diçka më të lehtë nuk do ta toleroja”, tha një protestuese.

Një tjetër protestuese tregoi një rast të sajin si dhe u shpreh se nuk mund të tolerohet dhuna.

“Është një gjë që nuk tolerohet. Ka familje që i çojnë në privat, edhe pse nuk kanë mundësi. Kam dëgjuar plot raste që i rrahin fëmijët dhe u bëjnë presion psikologjik.

Një herë fëmijës i ka rënë rafti. Justifikimi ishte që fëmija është afruar e përplasur. U kërkova llogari, por u justifikuan”, tha një tjetër qytetare.

Rasti është denoncuar nga prindërit, të cilët kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën e tyre, të cilin e gjetën me këmbë të thyer, të mërkurën e 1 nëntorit.

Në rrëfimin e tyre për ‘Stop’, ata tregojnë se fillimisht u lajmëruan nga kopshti se vajza e tyre kishte lënduar këmbën dhe se diçka mund ta kishte pickuar.

Nuk dihen rrethanat në të cilat 3-vjeçarja mund të ketë thyer këmbën, por në pamjet filmike të marra nga mjediset e kopshtit, shihet qartë ndërsa dhunohet nga edukatorja e saj./  S.M

Të fundit

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga sheqeri

Mund të na pëlqejnë ëmbëlsirat, por të gjithë e dimë se nuk duhet ta teprojmë. Sigurisht, ka mënyra se si...

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas disa...

2 prilli/ Dita Ndërkombëtare e Autizmit

2 Prilli festohet çdo vit si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Tema e këtij viti përqendrohet në qëndrueshmërinë globale dhe neurodiversitetin, dhe se...

Rubio në qendër të vëmendjes në samitin e kryediplomatëve të NATO-s

Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel...

Ish-partnerja shpërthen ndaj Elon Musk: Një fëmijë i llastuar që kërkon kontroll

Ashley St. Clair ka ngritur akuza të forta ndaj Elon Musk, duke pretenduar se ai po përpiqet të ushtrojë kontroll mbi të dhe djalin...

Lajme të tjera

Web TV