Stuhi e fortë shiu, breshër, rrufe dhe …/ Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit.

Reshjet do të jenë të herëpasherëshme  dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 16 °C

në zonat e ulëta 9 deri 20°C

në zonat bregdetare 13 deri 22 °C  /   S.M

Të fundit

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi u zotua ditët e fundit...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Lajme të tjera

Web TV