Pakti me Italinë për emigrantët, qytetarët protestojnë të enjten para Kryeministrisë

Qytetarët kanë paralajmëruar protestën e parë kundër marrëveshjes për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve ilegalë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama dhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni firmosën një marrëveshje mes dy vendeve, sipas të cilës në Shqipëri do të priten në dy kampe 36 mijë emigrantë ilegalë.

Në posterin e protestës organizatorët paralajmërojnë se ky tubim mbahet kundër “kthimit të Shqipërisë në depo të vendeve të mëdha evropiane”.

Me sloganin “Ne vendosim jo shkatërrimit”, pritet që protesta të mbahet ditën e enjte në datën 09.11.2023 para Kryeministrisë. /   S.M

Pakti me Italinë për emigrantët, qytetarët protestojnë