7 shenja që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin/en

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashuria është e bukur dhe sublime, por në shumë raste thjesht mbaron. Nuk ka një formulë, thjesht ndodh, është normale dhe e zakonshme. Ndjesitë në një moment të tillë janë paksa të paqarta dhe sipas terapistes së lidhjeve, Kaylee Rose Friedman, kjo ndodh kur “ne kemi tendencën që të përqendrohemi te cilësitë që nuk pëlqejmë te ky person dhe ndërkohë që e njohim më mirë, projektimet tona zëvendësohen me të vërtetën”.

“Sapo ka mbaruar faza e muajit të mjaltit dhe gjërat rikthehen në realitet, mund të shihni që të dy po ndryshoni, çka është normale dhe njerëzore”, shprehet Kaylee, duke treguar edhe shenjat që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin/en.

Nuk mendoni dhe as interesoheni më për të

Kjo është një shenjë e qartë, pasi thjesht nuk interesoheni më për lidhjen tuaj. Partneri/ja nuk është më prioritet dhe ndoshta ju e kapni veten duke fantazuari për dikë tjetër, ose thjesht imagjinoni jetën pa të.

Ndikohet jeta seksuale

Fillimisht, duhet të themi se ka një sërë arsyesh pse jeta seksuale mund të pësojë ndyrshime, por sigurisht, edhe mungesa e dashurisë, pasionit dhe afeksionit është një faktor tregues se nuk jëni më të dashuruar.

Nuk doni të kaloni kohë me personin tjetër

Nëse të tingëllon familjare si ndjesi, me shumë gjasa, nuk jeni më i/e dashuruar.

Nuk keni energji për të zgjidhur problemet

Thjesht keni arritur në një pikë ku s’keni as dëshirë, as energji dhe as vullnet për të ndryshuar lidhjen dhe për të rindezur shkëndijat.

Nuk i konsideroni ndjenjat e tij/saj

Nuk ju intereson më nëse e lëndoni apo jo personin tjetër. Është normale që në një marrëdhënie, njerëzit të mërzisin njëri-tjetrin, por ndryshimi mes rastit të parë dhe të dytë është dëshira dhe përkushtimi për ta ndryshuar situatën. Nëse nuk keni as minimumin e ndjenjës së fajit, na vjen keq, por s’jeni më të dashuruar.

Lexo edhe :  Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nuk keni respekt për personin tjetër

Madje, jo vetëm kjo, por s’keni as durim të merreni me të.

Nuk keni më besim

Duke qenë se personi tjetër nuk konsiderohet më si një “person i çmuar” dhe “shpirt binjak”, automatikisht, ju nuk keni më besim që t’i tregoni ngjarjet e jetës suaj, ndjesitë dhe çdo gjë “sekrete”, të cilën e ndanit më parë./E.Ç

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV