Bardhi: Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për progres-raportin në KE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita ka reaguar për progress-raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë i cili pritet të miratohet në Bruksel. Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se raporti konfirmon shqetësimet e opozitës për zhvillimet në parlament

Opozita ka reaguar për progres-raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë i cili pritet të miratohet në Bruksel. Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se raporti konfirmon shqetësimet e opozitës për zhvillimet në parlament.

Bardhi shkruan se në raporti e vlerëson si alarmante situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shqipëria nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si  vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.

Raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.

Komisioni Europian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Europian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët”- shprehet Bardhi.

Po ashtu për progress raportin ka reaguar edhe deputetja, Jorida Tabaku sipas së cilës vlerësohet roli që do të ketë opozita në procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian

Shkrimi i plotë i Tabakut:

Përshëndetje nga Berlini nga Bundestag! Sapo është publikuar raporti i progresit për Shqipërinë dhe tre janë fushat kryesore. Së pari, problematikat me zgjedhjet bazuar mbi të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODHIR, dhe nevoja për një reformë të plotë zgjedhore.

Lexo edhe :  "PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në"

Së dyti, roli i parlamentit në mbikëqyrjen e qeverisë, shtylla kryesore e demokracisë është balanca dhe kontrolli i pushteteve.

Në qoftë se opozita nuk ka vend për Komisione Hetimore, për thirrje në seanca interpelance, por dhe të gjitha mjetet e tjera që ofron hapësira parlamentare. Atëherë kontrolli i qeverisë vihet në pikëpyetje.

Progres-raporti, njeh dhe vlerëson ligjin e ri për proçesin e integrimit, dhe rolin që do të ketë opozita në këtë proçes.

Së treti, lufta kundër korrupsionit, nuk mund të jetë një deklaratë politike e ditës, por një çështje e vullnetit politik dhe tashmë duhet të lëvizim nga vetëm hetimi i rasteve të korrupsionit, por duhet të shkojmë edhe në hetimin dhe gjykimin e plotë të tyre  /O.S

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV