Sezoni turistik mbaroi, por euro vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun.  Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të mërkurën me 104.65 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.2 lekë krahasuar me një ditë më parë dhe pothuajse 1 lekë që nga fillimi i këtij muaji.

Kursi Euro-Lek ndodhet aktualisht në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit dhe po kthehet në nivelet ku ndodhet periudhës së pikut të sezonit veror.

Në fakt, Leku arriti të ruajë pozita të forta edhe pas përfundimit të sezonit turistik, duke tregtuar se mbiçmimi i monedhës vendase tashmë mbështetet në ekuilibra të qëndrueshme të mekanizmave të tregut.

Pas një mbiçmimi të fortë në fund të muajit gusht deri sipër nivelit të 110 lekëve, Euro pësoi gradualisht rënie dhe në muajin tetor u stabilizua pranë nivelit të 106 lekëve. Por, që prej fundit të tetorit, po shfaqet një tendencë e re e forcimit gradual të Lekut ndaj Euros.

Megjithëse është e vështirë të identifikohen faktorët specifikë, agjentët mendojnë se tregu vazhdon të jetë në kushtet e një oferte të bollshme të Euros, falë një sezoni turistik me numra rekord dhe vlerave në rritje të investimeve të huaja direkte.

Nëse një vit më parë ekzistonte një kërkesë e përqendruar për valutë, e lidhur me nevojat e importit të energjisë elektrike, këtë vit situata energjetike paraqitet shumë e më e përmirësuar.

Sipas të dhënave të raportuara nga kompanitë, prodhimi i energjisë në vend tejkaloi me 13% konsumin e brendshëm dhe Shqipëria rezultoi eksportuese neto e energjisë elektrike. Madje, edhe në javët e fundit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kryer edhe procedura të eksportit të energjisë.

Lexo edhe :  Leksioni i fundit i jetës nga Artan Lame: "Mos u zini, ka vend për të gjithë"

Në krahun tjetër, vlerësohet se oferta e valutës vendase është e shtrënguar, sidomos për shkak të një politike fiskale më shtrënguese se kurrë. Në fund të 9-mujorit, suficiti buxhetor ishte pranë niveleve më të larta historike.

Pritej që qeveria të rriste ndjeshëm shpenzimet buxhetore në tremujorin e fundit, duke ndikuar në rritjen e ofertës së Lekut dhe tërhtorazi në zhvlerësimin e monedhës vendase. Por, deri tani në treg nuk po vërehen shenja të një efekti të tillë.

Duket se qeveria do ta shpenzojë deficitin buxhetor kryesisht në muajin dhjetor, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar.

Një faktor tjetër që potencialisht mund të ndikojë në favor të forcimit të Lekut është edhe shtrëngimi i mëtejshëm i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Norma bazë e interesit në fillim të këtij muaji u rrit nga 3% në 3.25%, niveli më i lartë i dekadës së fundit.

Megjithëse është e vështirë të vlerësohet ndikimi real i kësaj vendimmarrjeje në ecurinë e kursit të këmbimit, kjo rritje dhe mesazhet e dhëna nga Guvernatori Sejko për një shtrëngim të mëtejshëm në të ardhmen teorikisht mbështesin forcimin e Lekut. /Monitor/ S.M

Sezoni turistik mbaroi, por euro vijon rënien në kursin e

Të fundit

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja në detyrë e kryetarit Sali...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Lajme të tjera

Web TV