Do ta hanin shqiptarët: Kapen 15 kontenierë me oriz sintetik në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është kthyer në një vend grumbullimi dhe konsumi i produkteve skarco të botës për shkak të mungesës së kontrollit dhe korrupsionit që gëlon në çdo qëlizë të shoqërisë.

Mësohet se një ditë më parë në Portin e Durrësit është sekuestruar një sasi shumë e madhe me oriz sintetik me origjinë nga Vietnami. Sipas Alert.al, bëhet fjalë për 15 kontejnerë të bllokuar në Durrës pasi u konstatua se bëhej fjalë për oriz sintetik, produkt i cili sipas Bashkimit Europian është shumë rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se sasia e madhe e orizit ishte planifikuar të futej dhe të përpunohej në stabilimentet e ambalazhimit në Shqipëri dhe të shitej te konsumatorët shqiptarë me çmime stratosferike.

Tani që u kap kjo sasi e madhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me orizin sintetik. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të kthehet në vendin e origjinës apo do të bëhen “letrat” dhe do të konsumohet në vend ku importuesit bëjnë milionat kurse shqiptarët më pas të merren me sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet skarco dhe të dëmshme.

Mister po ashtu është fakti nëse kjo është hera e parë që kapet oriz sintetik në Shqipëri apo kemi ngrënë më herët edhe sasi të tjera që nuk janë kapur./E.T

Të fundit

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Has/ Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri i tyre kthehet nga Anglia e i vret vëllanë!

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit...

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe...

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të bëra në platformat sociale. Rama...

Lajme të tjera

Web TV