FDA miraton ilaçin e dobësimit, humbet deri në 23 kilogramë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha dritën jeshile Zepboundit, një ilaç i ri për humbje peshe nga prodhuesi Eli Lilly, i cili tregoi gjatë provave klinike se mund t`i ndihmonte njerëzit të humbisnin më shumë se 23 kilogramë në 16 muaj.

Zepbound është prurja më e fundit në fushën e barnave të reja të fuqishme që synojnë dobësimin, e që përfshin Ozempicun dhe Wegovy të Novo Nordiskut. FDA e miratoi ilaçin për të rriturit që vuajnë nga obeziteti e duhet të jetë në dispozicion në SHBA deri në fund të vitit me një çmim prej rreth 1060 dollarë. Një kosto e tillë mund të bëjë që ilaçi i ri të jetë jashtë mundësive financiare të shumë njerëzve në SHBA, duke pasur parasysh se kompanitë e sigurimeve shpesh hezitojnë të mbulojnë medikamentet për humbje peshe dhe Medicare, me ligj, nuk i mbulon ato.

“Kostoja aktuale është shumë e shtrenjtë për popullatën e përgjithshme,” tha mjeku kardiolog, Nishant Shah nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’i afrohemi pacientëve në një mënyrë të përballueshme”, shtoi ai. Në Shtetet e Bashkuara, llogaritet se nga obeziteti vuajnë 4 në 10 të rritur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithëse ilaçi ka një çmim të lartë, disa ekspertë kanë parashikuar se ai do të bëhet më i shituri në histori./E.Ç

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV