Përmirësohet situata hidrike/ KESH i rikthehet shitjes së energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përmirësimit të situatës hidrike në vend prej reshjeve të shumta të ditëve të fundit Korporata elektro energjetike I është rikthyer eksporteve të energjisë. Në procedurat e zhvilluara ditët e fundit KESH ka arkëtuar 5 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike, duke e ccuar totalin eksporteve të energjisë në më shumë se 40 milione euro përgjatë këtij viti.

Kushtet e favorshme hidrike në fakt kanë bërë që prodhimi vendas i energjisë për këtë vit të rezultojë rreth 13% më i lartë edhe se konsumi gjatë 9-mujorit, duke shënuar rritje të ndjeshme nga të gjitha burimet energjetike.

Ndërkohë, niveli i kaskadës së Drinit ndryshe nga një vit më parë kur sektori i energjisë u gjend në vështirësi për shkak kushteve të pafavorshme të motit dhe çmimeve të larta në bursa, këtë vit është dukshëm më i përmirësuar pasi ka qëndruar mbi mesataren historike.

Importi i energjisë elektrike këtë vit ka rezultuar të jetë shumë më i ulët se krahasuar me një vit më parë. Kjo bëri që qeveria fondin e akorduar për këtë vit prej 12 miliardë lekë ta shpërndante në zëra të tjerë buxhetorë pas përmirësimit të situatës së sektorit./kb

Të fundit

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq,...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të kabinetit të tij, lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV