WhatsApp sjell surpriza të reja, ja çfarë u ofron këtë herë përdoruesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre.

Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail.

WhatsApp sjell surpriza të reja, ja çfarë u ofron. Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve. Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar që WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti.

Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike. Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në “inbox”.

Rikujtojmë, se WhatsApp ka hedhur për testim një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë.

Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Ndërkaq, Meta, kompania mëmë pas WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm./   S.M

Të fundit

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

A flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi,...

Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët

Studentët që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin mund të kufizojë aplikimet...

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë nga deputeti i PD Flamur...

Lajme të tjera

Web TV