Askush s’guxon t’ia përmendë emrin/ Gazetari tregon kush është bosi më i madh i kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se Dritan Rexhepi i cili u arrestua dy ditë më parë në Turqi, është shqiptari më i kërkuar i botës së narkotrafikut në rang global.

Mirëpo sipas Hoxhës, Rexhepi është bosi i narkotrafikut i identifikuar në nivel global, pasi ka të tjerë shqiptarë që janë më të fuqishëm dhe transportojnë më shumë kokainë, por veprojnë në fshehtësi.

Gazetari shton se koka më e madhe e krimit në Shqipëri është ai që nuk i përmendim emrin.

Më i madhi bos i krimit në Shqipëri është ai që nuk i përmendim emrin. Ai vazhdon të punojë në fshehtësi, në ato nivele që të ruan fshehtësia. Kur t’i fillon të ekspozohesh, jo vetëm të ka filluar rënia, por ka filluar edhe të të ngushtohet laku. Bosi i narkotrafikut i identifikuar në nivel global padiskutim ngelet Gramoz Rexhepi. Por bosi i trafikut shqiptar në nivelin më të lartë të ardhurave që ka përfituar në sasinë e kokainës që ka trafikuar në Bashkim Europian, pra ka të tjerë. Ka të tjerë bosë që vazhdojnë të jenë në aktivitet. Para dy muajsh isha në Prokurorinë Federale në Belgjikë dhe ata kërkonin një shqiptar që kishte lëvizur në muajin qershor të këtij viti 3 ngarkesa, në total ishin 32 ton. Një nga ngarkesat ishte kapur, dy të tjerat i kishte marrë. Mua më duket e pabesueshme që shqiptarët kanë arritur në këto nivele“, është shprehur Hoxha./e.t

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV