Brad Pitt në një marëdhenie të gjatë për herë të parë pas divorcit me Angelina Jolie

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë zyrtarisht çift. Burime për People janë shprehur se marrëdhënia e tyre “po ecën mirë”.

“Kjo është marrëdhënia e parë serioze e Brad pas divorcit. Ai e prezanton si të dashurën e tij. Është bukur ta shohësh që është mirë”, shton burimi dhe thekson se de Ramon e bën “shumë të lumtur” aktorin 59-vjeçar.

Çifti bëri daljen e parë publike në edicionin e dymbëdhjetë të LACMA Art+Film Gala.

Megjithëse nuk pozuan për fotografët, burimet e People thanë se “ishin shumë të dashur” dhe “qeshnin e bënin shaka me të gjithë” pasi kishin hyrë në eventin gala. “Dukej që po kalonin mirë”, shtoi një burim.

Pitt dhe de Ramon, e cila është 32 vjeçe u lidhën në Nëntor 2022. Ata ishin parë së bashku në një koncert së bashku me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Kjo është marrëdhënia e tij e parë afatgjatë pas divorcit të bujshëm në vitin 2016 nga Angelina Jolie, me të cilën ka 6 fëmijë. Më pas, aktori u lidh me modelet Emily Ratajkowski dhe Nicole Poturalski por nuk zgjati shumë. /O.S