Shqipëria, kryeson me numrin më të lartë të studentëve në Ballkan që studiojnë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe Instituti i Arsimit Ndërkombëtar publikuan gjetjet mbi studimin e SHBA jashtë vendit nga Raporti i Open Doors 2023 mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar Arsimor.

Sipas statistikave numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara ishte më i larti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u rrit me 6 përqind.

Vendin e parë në Ballkan e kryeson Shqipëria me 1087 studentë, e pasuar nga Serbia me 863 studentë, Kroacia 408 studentë, Bosnja dhe Hercegovina me 236 studentë, Maqedonia e Veriut me 209 studentë, Kosova me 160 studentë, ndërsa në vendin e fundit është Mali i Zi me vetëm 132 studentë.

Nga 1 milion studentë nga e gjithë bota, vendin e parë e mban Kina me 289,526 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut.

Nga vendet evropiane më shumë studentë që studiojnë në SHBA për këtë vit të ri akademik është Mbretëria e Bashkuar me 10,659 studentë. Universiteti më i preferuar është “New York University”.

Nga ana tjetër studentët amerikanë që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit të tyre për një eksperiencë ndryshe, kanë preferuar më shumë Evropën, me në krye Italinë, Anglinë dhe Spanjën. /O.S

Të fundit

Gjykata rrëzon Bardhin/ Nuk pranon kërkesën për ta çregjistruar Bashën si kryetar të PD

Lulzim Basha do të vijojë të qëndrojë kryetar i Partisë Demokratike, pavarësisht kërkesave për ta çregjistruar atë nga regjistri...

Mosha e tretë mund të përfitojë 120 mijë lekë vetëm me një veprim

Eksperti i njohur Kujtim Hoxha ka folur për planin që ka qeveria për rritjen e pensioneve. Z.Hoxha i pyetur nëse rritja e pagave në...

Maqedoni e Veriut, VMRO paralajmëron qeveri të re me opozitën shqiptare

Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka përcaktuar edhe...

Nuk e do Bardhin ngjitur/ Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar kërkesën e tij ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla që të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash tij e...

“Do e mbush sheshin plot”, Basha ironizon Metën: I përdor njerëzit si mish për top

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës, i cili ka deklaruar më parë se është në gjendje të grumbullojë...

Lajme të tjera

Web TV