15 Nëntor 1891/ Lind Erwin Rommel, “Dhelpra e Shkretëtirës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erwin Rommel ishte një strateg i njohur i ushtrisë gjermane, duke rënë veçanërisht në sy gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fushatën ushtarake të Afrikës së Veriut. Si oficer, Rommel u dekorua shumë herë në Luftën e Parë Botërore. Në 1937 ai botoi librin e tij klasik mbi taktikat ushtarake dhe sulmet e këmbësorisë. Në Luftën e Dytë Botërore, ai e dalloi veten si komandant i Divizionit të 7-të të Pancerave, gjatë pushtimit të Francës në vitin 1940.

Udhëheqja e tij e forcave gjermane dhe italiane në fushatën e Afrikës së Veriut, i dha reputacionin e njërit prej komandantët më të aftë të tankeve, duke fituar nofkën “Dhelpra e Shkretetirës”. Rommel komandoi më vonë forcat gjermane, që iu kundërpërgjigjën zbarkimit aleat në Normandi në qershorin e vitit 1944.

Rommel mbështeti pushtimin nazist të pushtetit dhe Adolf Hitlerin, megjithëse qëndrimi i tij ndaj ideologjisë naziste, dhe dijenia që ai kishte mbi krimet e regjimit mbetet një çështje e debatueshme në mesin e studiuesve. Më 1944, Rommel u implikua në komplotin e 20 korrikut për të vrarë Hitlerin.

Për shkak të statusit të Rommelit si një hero kombëtar, Hitleri dëshironte ta eliminonte atë në heshtje. Rommel-it iu dha një zgjedhje midis vetëvrasjes, në këmbim të garancive se reputacioni i tij do të mbetej i paprekur, dhe se familja e tij nuk do të përndiqej, ose do të përballej me një gjyq që do të rezultonte në poshërtimin dhe më pas ekzekutimin e tij. Ai zgjodhi të parën, dhe kreu vetëvrasje duke përdorur një pilulë cianuri.

Kalendar

15 Nëntor 1922 – Mbi 1.000 njerëz masakrohen nga forcat qeveritare, gjatë një greve të përgjithshme në Guajakil të Ekuadorit.

15 Nëntor 1942 – Flota amerikane gjatë Betejës Detare të Guadalkanalit korr një fitore vendimtare mbi flotën japoneze, duke fundosur 23 anije japoneze dhe vrarë rreth 30.000 ushtarë japonezë.

Lexo edhe :  Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

15 Nëntor 1943 – Udhëheqësi i SS-ve gjermanë, Heinrich Himmler, urdhëron që ciganët të trajtohen njëlloj si hebrenjtë, duke u vendosurn në kampet e përqendrimit”.

15 Nëntor 1951 – Kreu i rezistencës greke, Nikos Beloyannis, së bashku me 11 anëtarë të lëvizjes, dënohen me vdekje nga një gjykatë ushtarake në Athinë.

15 Nëntor 2007 – Ciklon “Sidr” godet rëndë Bangladeshin, duke vrarë rreth 5.000 njerëz.

15 Nëntor 2014 – Udhëheqësve të lëvizjes pro-demokraci në Hong Kong, u ndalohet kalimi në pjesën kontinentale. Ata synonin të shkonin në Pekin për t’i paraqitur kryeministrit kinez Li Keqiang ankesat e tyre.

 

 

Të fundit

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Lajme të tjera

Web TV