‘I vetëm në mes të shkretëtirës!’/ Spartak Ngjela: Sali Berisha nuk ka më mbështetje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela analizon pse Sali Berisha gabon që nuk paraqitet në gjykatë dhe refuzon të njihet me masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.

“Berisha është mirë të shkojë. Ai nuk e kupton se po nuk shkoi nuk bën dot as mbrojtje. Siç duket nuk e bindin avokatët por të presim 20 nëntorin. Ky nuk di të mbrohet. Mbrohet si Enver Hoxha” thotë Spartak Ngjela në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

Ngjela vlerëson se SPAK ka një rol të rëndësishëm për të luftuar pandëshkueshmërinë.

“Ata që drejtuan vendin gjatë këtyre 30 viteve kanë bërë dhe korrupsionin. Nuk është jetim korrupsioni sot. Kanë para të mëdha duhet ti justifkojnë. SPAK për këtë është ngritur. Ai po bën punën e vet, por deri tani nuk është në rangje të larta. Vetëm Saliu është rang I lartë” thotë Ngjela.

Por a ka mbështetje popullore Sali Berisha?

Ngjela analizon se Berisha tashmë është një njeri I vetëm në shkretëtirë.

“Berisha nuk ka më nbështetje popullore. Çdo të thotë të hedhësh karriget. Si mund të ndalosh punet e një parlamenti. Është krim. Por këtu je në Shqipëri, çdo të ndodhë nuk e di. Takimet në rrethe janë të ftohta, pa potencë. Nuk kanë forcë. Kush e mbështet? Po të jetë forcë do të thotë të jenë 200 – 300 mijë veta në Tiranë por ai është i vetëm në shkretërirë por nuk e kupton dot. Njerëzit nën akuzë kanë dhe shqetësime të karakterit mendor, por të shohim ngjarjet. SPAK nuk e drejtojnë shqiptarët por ndërkombëtarët e nivelit të lartë”tha Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu.

Lexo edhe :  Shpërthimi në Lushnje, reagon Balla: I biri i viktimës është plagosur rëndë, Bujar Çela..

Prej 21 tetorit, Sali Berisha i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën ndaj Sali Berishës, në mungesë, pasi u përfaqësua nga një avokat kryesisht pasi avokatët e tij me prokurë të posaçmem braktisën seancën./e.t

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV