Çfarë është ‘disformia e parave’ që ju pengon të bëheni të pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në çështjet e shëndetit mendor, “disformia” përshkruhet si një fiksim me pamjen e trupit, që ndikon në mënyrën si një individ e sheh veten. Njerëzit me çrregullime dismorfike trupore mund ta krahasojnë shpesh veten me të tjerët dhe të ndihen të pamjaftueshëm.

Ali Katz, një avokate e pasurive të paluajtshme, e sheh këtë si një fenomen të ngjashëm me botën e psikologjisë financiare. Pra, një gjendje në të cilën perceptimi i dikujt në lidhje me paratë nuk përputhet me realitetin. Ajo e quan këtë dukuri “dismorfia e parave”!

“Është një pikëpamje e shtrembëruar që kemi rreth parave dhe që na bën të marrim vendime të këqija,” thotë Katz.

Një formë e zakonshme që ajo sheh te klientët është besimi se ata nuk janë mjaft të pasur për të bërë plane të rëndësishme për asetet e tyre. “Por, ky është një mendim i gabuar dhe potencialisht i dëmshëm,” thotë ajo.

“Mënyra sesi ky mendim ndikon në planifikimin ose investimin e pasurive është vendimtar. Sepse ju i thoni vetes gjithë kohës që nuk jam i pasur dhe kjo është e pavërtetë,” vijon ajo.

Rreth 62% e popullsisë së botës jeton me më pak se 10 dollarë në ditë dhe 85% jetojnë me më pak se 30 dollarë, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

“Ne jemi të pasur, por sigurisht që nuk e krahasojmë veten me Jeff Bezos dhe Elon Musk,” thotë Katz.

Me fjalë të tjera, megjithëse mund të mos jeni miliarder, apo edhe të mos keni atë lloj jete që shihni në rrjete sociale, ka të ngjarë të keni asete në formën e parave cash, llogarive bankare ose sendeve të çmuara dhe çfarë zgjidhni të bëni me to është mjaft e rëndësishme.

Lexo edhe :  1977 – Fluturimi i parë i lirë i anijes kozmike Shuttle Enterprise

Ju shpesh mund të ndryshoni të gjithë trajektoren socio-ekonomike për veten dhe familjen duke filluar me një gjë të thjeshtë, e cila automatikisht duke investuar bëhet edhe më fitimprurëse.

Mund të investoni në pronë, mund të lini para në bankë kundrejt interesit e plot metoda të tjera./E.Ç

Të fundit

Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka...

Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

Një shpërthim ka tronditur zonën e sipërme të East Side Manhattan, me re tymi të zi që janë ngritur në qiell mbi qytetin e...

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me...

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

Lajme të tjera

Web TV