Është një nga gratë më të pasura, por prej 7 vitesh stilistja vesh të njëjtën pallto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për sa kohë e mbani një pallto në gardërobën tuaj? Pasi një miliardere preferon që të veshë një pallto me print leopardi çdo vjeshtë. Është fjala për Nicky Hilton Rothschild.

Motra e Paris Hilton, e njohur në botën e modës, për më shumë se 7 vjet vesh një pallto me print leopardi. Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj dhe duket se as nuk ka ndërmend të heq dorë nga kjo pallto me këtë print të veçantë.

E njëjta gjë ka qenë edhe këto ditë kur stilistja doli në Nju Jork e veshur me një pallto me print leopardi, një çantë lëkure Marc Jacobs në duar, xhinse të zeza dhe këpucë të sheshta.

Mediat e huaja shkruajnë se Nicky është e martuar me biznesmenin miliarder, James Rothschild. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe ata shfaqen kudo bashkë, duke u treguar të gjithëve se si janë një familje harmonike dhe e lumtur./E.Ç

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV