Britania nxjerr në treg monedha me figurën e James Bond

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Royal Mint, autoriteti zyrtar që lëshon monedha britanike, lançoi këtë të mërkurë një seri monedhash kushtuar koleksionistëve dhe investitorëve me personazhin e famshëm britanik James Bond, për të festuar 60 vjetorin e filmit ‘Hero’.

Kjo seri e re “u ofron fansave 007 mundësinë për të mbledhur monedha me botime të kufizuara ose për të investuar në metale luksoze, ar ose argjend”, tha organizata në një deklaratë për shtyp, duke zbuluar të parën nga shtatë monedhat.

Secila prej tyre do të kapë një skenë ikonë nga një film i agjentit sekret që korrespondon me një dekadë: i pari për vitet 1960 do të tregojë Bond Sean Connery-n të ulur në Little Nellie, helikopterin nga filmi ‘You Only Live Twice’.

Logoja ‘007’, e cila do të shoqërojë tytën e një revolveri, shfaqet në fund të monedhës, duke adoptuar stilin e viteve 60. Pjesa tjetër e monedhave do të prezantohet në fund të këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

Një monedhë shitet nga 14,50 £ (17 €) për versionin kalko-nikel dhe deri në 5,305 £ për versionin më të shtrenjtë, me më shumë se 62 gramë ar./E.Ç

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV