Studimi: Eliminimi i kripës ul hipertensionin njësoj si ilaçet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjafton vetëm një lugë çaji më pak kripë në ditë për të arritur, në një kohë të shkurtër, një rënie të presionit të gjakut të krahasueshme me atë që arrihet përmes ilaçeve.

Kjo është mbështetur nga një studim i publikuar në revistën shkencore JAMA, sipas të cilit ky reduktim ka një efekt të dobishëm edhe për ata që marrin ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut.

Studiuesit në Universitetin Northwestern Illinois në SHBA kanë arritur në përfundimin se çdokush mund të arrijë një ulje të presionit të gjakut, duke reduktuar marrjen e kripës në dietën e tyre, përfshirë edhe ata që marrin ilaçe kundër hipertensionit. Deri më tani nuk ishte e qartë nëse futja e një diete me pak kripë ishte efektive edhe për ata që ndërkohë trajtoheshin për presionin e lartë të gjakut.

OBSH rekomandon konsumimin e më pak se 5 gramë kripë në ditë në përgjithësi afërsisht sa një lugë çaji. Kripa e tepërt shkakton një rritje të presionit të gjakut me pasojë rrezikun e patologjive që prekin sistemin kardiovaskular dhe cerebrovaskular. Hipertensioni është shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global. Gjatë studimit, 213 pjesëmarrësve të moshës së mesme (50 deri në 70 vjeç) iu caktua një dietë e lartë ose e ulët e natriumit për një javë.
E para shtoi 2200 miligramë kripë në ditë në konsumin e tyre normal, e dyta përfshinte marrjen totale prej 500 miligramësh kripë në ditë. Pas 7 ditësh, 72% e pjesëmarrësve që ktheheshin nga një dietë me natrium të ulët kishin arritur një ulje të presionit të gjakut sistolik në krahasim me vlerat e regjistruara zakonisht. Rënia ishte rreth 6 milimetra merkur (mm Hg), një efekt i ngjashëm me atë të prodhuar nga medikamentet e zakonshme të presionit të gjakut. Por një reduktim u vu re te të gjithë pjesëmarrësit e mbajtur larg kripës, përfshirë ata që ndërkohë po ndiqnin terapinë me ilaçe kundër hipertensionit./E.Ç

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV