Studiuesit krijojnë një lloj të ri xhami, ftoh temperaturën e dhomës pa konsumuar energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit në Universitetin e Maryland-it arritën të krijojnë një lloj të ri xhami që ftoh temperaturën e dhomës pa konsumuar energji elektrike apo energji tjetër, raporton Science Daily.

Ky lloj i veçantë xhami mund të aplikohet si një shtresë e hollë dhe kështu të ftohet sipërfaqja e mbuluar me 3.5 gradë Celsius, edhe kur temperatura përreth është afër 40 gradë.

Teknologjia e re, e quajtur veshja e xhamit mikroporoz, nëse aplikohet gjatë ndërtimit të apartamenteve, mund të zvogëlojë emetimin e dioksidit të karbonit të dëmshëm për njësi banimi me më shumë se 10 për qind, pa përdorur energji shtesë.

Veshja e xhamit reflekton 99 për qind të rrezatimit diellor dhe pothuajse plotësisht parandalon ngrohjen e ndërtesës ose objekteve të tjera, duke e kthyer nxehtësinë në rrezatim infra të kuqe me valë të gjatë.

Kur drejtohet, ky rrezatim kalon nëpër atmosferën e Tokës pa u mbajtur dhe lëshohet në hapësirën e jashtme, ku temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta dhe arrijnë -270C.

I njëjti parim i ftohjes, thonë studiuesit e Maryland, përdoret gjithashtu nga natyra. Planeti Tokë ftohet në të njëjtën mënyrë, veçanërisht gjatë netëve të kthjellta kur sasi të mëdha të energjisë termike lëshohen në hapësirë ​​në formën e rrezatimit infra të kuq./kb

Të fundit

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

Lajme të tjera

Web TV