Antibiotikët, alarmi: Rritet rezistenca tek fëmijët, bakteret nuk përgjigjen më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën japin alarmin se antibiotikët po bëhen gjithmonë e më të paefektshëm tek fëmijët dhe foshnjat.

Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti, nëse këto sëmundje shkaktohen nga bakteret, fëmijët shpesh trajtohen me antibiotikë. Por vetëm më pak se 50 për qind e antibiotikëve janë efektivë, sipas një studimi australian të udhëhequr nga Universiteti i Sidneit. Bakteret nuk i përgjigjen më antibiotikut dhe janë rezistente.

Mjetet e reja dhe efektive mungojnë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për foshnjat dhe fëmijët, sepse sistemi i tyre imunitar nuk është i konsoliduar. Gjatë administrimit të antibiotikëve, nuk është vetëm zgjedhja e saktë e një antibiotiku e rëndësishme, por edhe doza e tij.

Kjo shpesh mund të jetë e vështirë me lëngun e antibiotikëve, i cili u shkruhet më shpesh foshnjave dhe fëmijëve të vegjël sesa antibiotikët në formë tabletash”, thuhet në studim. “Mund të ndodhë që prindërit të gabojnë pa dashje kur marrin antibiotikë. Në 50 për qind të të gjitha rasteve, fëmijët nuk marrin sasinë e përshkruar nga mjeku”, thotë Johannes Hübner nga Shoqata Gjermane për Sëmundjet Infektive Pediatrike.
Ekspertët flasin për alternative duke treguar se bimë që kanë veti antimikrobike mund të përdoren edhe për disa sëmundje infektive. Këtu përfshihen hudhra apo echinacea. Vaji i rigonit gjithashtu ka një efekt antimikrobik.

Solucionet e kripura mund të ndihmojnë me infeksionet e frymëmarrjes. Për infeksionet e veshit të mesëm, qepa është ilaçi klasik në shtëpi. Antibiotikët mbeten megjithatë shpesh zgjidhja më e mirë, sidomos në rastin e problemeve akute siç është sepsis i cili duhet të trajtohet menjëherë, sepse nëse kjo nuk ndodh, në rastin më të keq ekziston rreziku i shokut septik që mund të rezultojë me dështim të organeve./E.Ç

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV