Banorët e Lushnjës dhe Golemit të revoltuar për ndotjen mjedisore që ushtrojnë Bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në periferi të qytetit të Lushnjës shkaktojnë ndotje mjedisore.

Mbetjet e shkarkuara në ajër por edhe të derdhura në tokë e ujë, kanë shkaktuar jo pak probleme në shëndetin e banorëve. Më të prekur nga ky fenomen janë banorët e njësisë administrative Golem por, edhe vete qyteti i Lushnjës kur era fryn nga veriu.

Banorë nga qyteti i Lushnjës dhe njësia administrative Golem, janë ballafaquar me përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier si dhe me përfaqësues të një biznesi, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare te fenomenit.

Banorët kanë kundërshtuar argumentet e paraqitura nga autoritetet mjedisore rajonale, pasi prej vitesh vuajnë pasojat e ndotjes, ndërsa kanë kërkuar që dëgjesa të bëhen në qendrat e banuara që preken nga ndotja.

Administratori i një prej bizneseve e ka ndaluar punën deri në zgjidhjen përfundimtare duke theksuar faktin se bizneset e tjera vazhdojnë të punojnë.

Janë disa biznese në ketë zonë që shkaktojnë ndotje dhe Agjencia Rajonale e mjedisit duhet t’i trajtojë si të barabartë. /O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV