Buxheti 2024/ PD prezanton amendamentet: Dyfishim i fondeve për rininë dhe ish-pronarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vijuar prezantimin e amendamenteve që kërkon për buxhetin e vitit 2024.

Përmes deputeteve Oriola Pampuri dhe Andia Ulliri PD kërkoi dyfishim të fondeve për rininë dhe kompensimin e pronarëve.

‘Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon: Neni 1/ Në projektbuxhet Neni 6, “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion leke” bëhet: Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 10.000 milion lekë”.

Neni 2/ Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit. Problemet me pronësinë janë një nga faktorët që pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit, frenimin e investimeve, sidomos ato të huaja. Qeveria, për të disatin vit radhazi, nuk po jep atë qe ju takon ish-pronarëve. Madje, tejzgjatja e procesit të kompensimit të ish-pronarëve krijon vetëm efekte negative si dhe rrit korrupsionin e administratës publike në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion lekë ndërkohë kërkoj qe ky fond të shkojë në vlerën 10.000 milion lekë për vitin 2024.

Kjo do të ndihmojë që ky proces të mbyllet sa më parë por edhe kjo kategori të marrë atë çka i takon. Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.’- tha Pampuri.

Ndërkohë deputetja Andia Ulliri, propozoi rritje të investimi për programet mbështetëse për rininë që të mos ikin jashtë. Ky amendament, sipas Ullirti, ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

Lexo edhe :  Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

‘Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.  Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.  Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë. Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim. Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.’- tha Ulliri./e.t

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV